
Ilir Berisha largohet nga Feronikeli
31.8.2020 - 16:16
Qendërmbrojtësi prishtinas, Ilir Berisha e ka përfunduar aventurën e tij një vjeçare me skuadrën e Feronikelit.
Berisha kishte ardhë me shumë bujë në merkaton e dimrit te Feronikeli nga skuadra suedeze Orebro SK.
Berisha përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga Drenasi.
Ilir Berisha i kthehet futbollit të Kosovës pas 7 vitesh të kaluara në Suedi