Iker Casillas revoltohet pasi Messi fitoi Topin e 7-të të artë

Ish-portier spanjoll i Real Madrid, Iker Casillas ka kritikuar shpalljen e Messit si fitues i Topit të Artë për këtë sezon.

Ai përmes një postimi në Twitter tha se ky çmim nuk përmbush objektivat për të shpërblyer lojtarin më të mirë të sezonit.

“Është gjithnjë e më e vështirë për mua të besoj në këtë çmim futbolli. Për mua, Messi, ai është një nga pesë lojtarët më të mirë në të gjithë historinë, por ju duhet të filloni të dini se cilët janë më të shquarit pas një sezoni. Nuk është aq e vështirë, dreqin!”, ka shkruar Casillas.

Messi fitoi mbrëmë Topin e 7-të të artë në karrierën e tij si futbollist profesionist.

6-të topat e artë më parë ai i fitoi sa ishte pjesë e Barcelonës, ndërsa ky është topi i parë i artë jashtë fanellës së Barcelonës.

Ky çmimi jepet nga France Futboll.