Foto: Kallxo.com

Hekuran Kryeziu: Jemi të gatshëm për Spanjën

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, ka thënë se e kanë analizuar ndeshjen me Suedinë dhe janë të gatshëm ndaj Spanjës.

Kryeziu, në konferencë për media ka thënë se është kënaqësi për ta që të luajnë ndaj Spanjës.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë me Suedinë, ne e kemi analizuar atë ndeshje dhe jemi të gatshëm për Spanjën. Është kënaqësi të luajmë kundër Spanjës dhe mendoj se jemi të gatshëm dhe të fokusuar të përballemi me ekipin më të mirë në botë. Do të mundohemi të japim më të mirën nga kjo ndeshje”, ka thënë Kryeziu.

Kosova do ta luajë ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022” ndaj Spanjës në “Estadio de La Cartuja” në Sevillë.