Futbollisti i Dortmund në radarin e Liverpool

18 vjeçari anglez, pjesë e Dortmund, Jude Bellingham po kërkohet nga Liverpool.

Bellingham dështoi të transferohet te Manchester United edhe më pas u transferua në korrik të vitit 2020 tek ekipi gjerman.

Por Liverpool tani po bën plane për ta rikthyer mesfushorin në Angli, pas paraqitjeve të tij të mira për Dortmundin dhe kombëtaren e Anglisë.

Trajneri i Liverpool po e monitoron situatën e Bellingham pasi që tashmë futbollistët e mesfushës kanë arritur një moshë, Henderson 31 vjeçar dhe Fabinho 28 vjet.

Transferimi i Bellingham do të mund të bëhej transferimi më i shtrenjtë i Liverpool pas Virgil Van Dijk i cili u kushtoi ekipit anglez 75 milion funte.