Foto: Dortmund/Twitter

Dortmund rikthehet te fitoret  (Foto)

Borussia Dortmund është rikthyer te fitoret pas tri barazimeve radhazi në Bundesligen gjermane duke e mposhtur Bayer Leverkusenin me rezultat 3-2.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 30’ me mbrojtësin Zagadou.

Leverkusen reagoi shpejt duke e barazuar rezultatin në minutën e 37’ me Kevin Volland.

Por, Dortmundi vetëm pas një minute arriti ta rikthejë rezultatin me anglezin Sancho.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë vendasit e shënuan edhe golin e tretë me Mario Gotzen në minutën e 60’.

Bayern Leverkuseni nuk u dorëzua dhe e ngushtoi epërsinë në minutën e 75’ me Jonathan Tah.

Pas kësaj fitore Dortmundi mbetet në pozitën e parë me 54 pikë, tri më shumë se Bayern Munich.