Foto: Uefa Champions League

Tottenham e mposht me lojë e rezultat Dortmundin (Foto)

Tottenham ka shënuar fitore të thellë ndaj Dortmundit 3-0 në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me një lojë të barabartë.

Në pjesën e dytë u pa vetëm një skuadër në lojë – Tottenham.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 47’ me Son Heung-Min.

Tottenhami e dyfishoi epërsinë me Vertonghen në minutën e 83’.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes sulmuesi spanjoll Fernando Llorente në minutën e 86’.

Ndeshja kthyese luhet do të luhet me 5 mars të këtij viti.