Fidan Aliti: Ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut ka me qenë me shumë emocione

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka folur për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut e cila luhet të enjten në Shkup, nga ora 20:45.

Aliti ka thënë për faqen zyrtare të FFK-së, se ndeshja ndaj Maqedonisë do të jetë me shumë emocione.

“Besoj se secili e dinë se sa e rëndësishme është kjo lojë, ka me u kanë një ndeshje me shumë emocione edhe normalisht që si Maqedonia edhe ne kemi me dhanë maksimumin se është një ndeshje shumë e rëndësishme për kombëtaret tona”, ka thënë fillimisht Fidan Aliti.

Ai është i sigurt se secili lojtarë i Kosovës do ta jap maksimumin ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Besoj që me ia nis me fol për mungesat nuk është një gjë e mirë sepse secili që është këtu ka kualitet edhe normalisht që secili që mungon e ka tregu vetën edhe na duhet, ne duhet me punu me lojtarët që janë këtu dhe jam i bindur që secili prej tyre ka me e dhanë maksimumin dhe është i gatshëm për të enjten. Na duhet mbështetja prej shtëpive të çdonjëri prej juve, sepse vetëm bashkë jemi më të fortë”, ka përfunduar qendërmbrojtësi kosovar.