Fidan Aliti: Ishim më të mirë se Maqedonia

Qendërmbrojtës i i Kosovës, Fidan Aliti, ka deklaruar pas ndeshjes ndaj Maqedonisë së Veriut, duke thënë se ishin më të mirë se ekip kundërshtar, por humbja duhet të pranohet.

“Mbase është lehtë me thënë se ky është futbolli. S’kanë qenë 100 për qind. E vështirë, por ky është futbolli e duhet me e pranuar edhe humbjen. S’mendoj se skuadra më e mirë fitoi, kemi luajtur më mirë. Maqedonia sonte s’ka qenë e fortë”, ka deklaruar Fidan Aliti.

Kosova u mposht me rezultat 2-1, nga Maqedonia e Veriut, duke lëshuar mundësinë e artë që të kualifikohet në Kampionatin Europian “Euro 2020”.