Feronikeli në ‘gjumë’ nuk i njofton tifozët e tyre për humbjen ndaj Ballkanit në fundjavë (FOTO)

Kampionit të Kosovës Feronikelit, duket se nuk i ka pëlqyer humbja të shtunën ndaj skuadrës së Ballkanit, në Suharek me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.

Feronikeli ka arritur që në sezonin e kaluar të shpallet kampion në Superligë dhe ta fitoj Kupën e Kosovës.

Mirëpo, këtë sezon nuk e kanë nisur mirë kampionët në fuqi, në xhiron e parë e mposhtën Drenicën me rezultat 4-1, ndërsa në xhiron e dytë pësuan humbje me rezultat 3-1, nga Ballkani i drejtuar nga Ismet Munishi.

Faqja zyrtare në Facebook e Feronikelit, nuk e ka bërë njoftimin zyrtar për humbjen ndaj Ballkanit, siç e bën zakonisht.

Nikli postimin e fundit e ka bërë ditën e ndeshjes pra me 24 gusht në orën 14:22, ku kishte njoftuar se do të luajnë ndaj Ballkanit.

Pra, Niklit duket se nuk i ka pëlqyer humbja në Suharekë dhe kanë hezituar t’i njoftojnë ndjekësit në llogarinë e tyre zyrtare.