Feronikeli pëson humbjen e tetë radhazi

Feronikeli ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat 0-1 nga Ballkani, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo ishte humbja e tetë për skuadrën nga Drenasi.

Po ashtu Feronikeli në këto tetë ndeshje nuk ka arritur të shënoj asnjë gol duke treguar qartë krizën që po e kalon klubi nga Drenasi.

Pas kësaj fitoreje Ballkani ngjitet në vendin e parë me një pikë më shumë se Gjilani që momentalisht është duke barazuar me Llapin.

Golin e fitores për Ballkanin e shënoi Solomon në minutën e 25-të.