Drita publikon formacionin zyrtar ndaj Legias

Kampionia e Kosovës, Drita, sot do ta ketë ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit sa i përket garave ndërkombëtare.

Klubi kosovar ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e sotme ndaj Legias së Varshavës që luhet në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Europës.

Drita do të luajë pa kapitenin Ardian Limani i cili është i lënduar.

Ndeshja fillon në orën 20:30.

Më poshtë mund të shihni formacionin e Dritës: