Drita eliminohet nga Liga e Europës

Skuadra e Dritës e ka përfunduar aventurën në Ligën e Europës, duke u eliminuar nga rrethi i tretë i kësaj gare pas humbjes me rezultat 2-0, nga Legia Varshava.

Pawel Wszolek i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 24’.

Polakët e dyfishuan epërsinë në minutën e 43’ me Pekhartin.

Në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë gol, duke përfunduar ndeshja me rezultat 2-0.

Drita është skuadra e vetme kosovare që ka arritur deri në rrethin e tretë të Ligës së Europës, duke hyrë në histori të futbollit kosovar.