Drita fiton me lehtësi ndaj Besës

Drita ka shënuar fitore të lehtë ndaj Besës së Pejës, me rezultat 1-4, ndeshje e vlefshme për xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës.

Kampionia e Kosovës e nisi ndeshjen furishëm duke kaluar në epërsi në minutën e 4’, me Betim Haxhimusën.

Astrit Fazliu e dyfishoi epërsinë në minutën e 12’.

Besa e ngushtoi epërsinë në minutën e 13’ me Ramë Krasniqin.

Betim Haxhimusa shënoi në minutën e 40’, për 1-3.

Për rezultatin 1-4, shënoi Fazliu në minutën e 64’.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e dytë me 26 pikë.

Kurse, Besa në vendin e 10-të me gjashtë pikë.