Drita e ndal Feyenoordin

Drita ka barazuar me Feyenoordin me rezultat 0-0, ndeshje e vlefshme për rundin e dytë në Ligën e Konferencës.

Musafirët e nisën ndeshjen më mirë duke dalë në rast me sulmuesin Bannis, goditjen e të cilit e priti portieri Faton Maloku.

Në minutën e 35’ mesfushori Jens Toornstra goditi forrtë në drejtim të portës së Dritës, por edhe kësaj radhe u tregua i vëmendshëm portieri Faton Maloku.

Deri në fundin e pjesës së parë Feyenoordi e kishte iniciativën, por nuk arriti të rrezikoj asnjëherë.

Ashtu si pjesën e parë edhe pjesën e dytë, Feyenoordi e nisi më mirë duke e marë lojën nën kontroll.

Feyenoordi u tregua i rrezikshëm në minutën e 60’ por edhe kësaj u tregua i vëmendshëm super Faton Maloku duke e dërguar topin jashtë portës.

Holandezët rast të mirë për gol patën në mintuën e 70’ me mesfushorin Guus Til i cili goditi jashtë portës.

Rastin më të mirë për gol e pati Feyenoordi në fundin e takimit duke e goditur shtyllën pingule.

Ndeshja e kthimit do të luhet në javën e ardhshme në Holandë.