Foto: telegrafi.com

Ndeshja Ballkani – Sivasspor, këto janë formacionet

Ballkani e pret Sivassporin në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Skuadrat futen të barabarta në këtë ndeshje pasi kanë nga katër pikë pas tri ndeshjeve. Aq pikë kanë edhe Slavia Praga dhe Cluj.

Ilir Daja për këtë ndeshje ka vendosur t’ia besojë portën Stivi Frashërit, ndërsa në mbrojtje janë Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Astrit Thaqi dhe Arbër Potoku.

Në mesfushë janë Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu dhe Qëndrim Zyba.

Sulmi do të përbëhet nga Meriton Korenica, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.

Në anën tjetër te Sivasspor luajnë me Gradel, Yesilyurt dhe Yatabare në sulm.

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Jashanica, As. Thaqi, Potoku, Dellova, Emërllahu, Zyba, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.

Sivasspor: Vural, Paluli, Osmanpasa,Goutas, Ciftci, Charisis, Yalcin, Sabia, Gradel, Yesilyurt, Yatabare./telegrafi/