Foto: telegrafi.com
Ballkani kalon në epërsi ndaj Sivassporit
Ka përfunduar pjesa e parë në Turqi në ndeshjen Sivasspor – Ballkani.
Kampioni në fuqi i Kosovës po zhvillon një ndeshje fantastike dhe pas 45 minutave të para është në epërsi 1-2.
Në fakt ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi kur shënoi norvegjezi Fredrik Ulvestad vetëm pas 32 sekondave lojë për 1-0.
Gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi Armend Thaqi realizoi një gol spektakolar në minutën e 20-të për të barazuar rezultatin.
E 11 minuta më vonë erdhi edhe goli i epërsisë për suharekasit.
Ermal Krasniqi debutoi bukur në zonë dhe dhuroi një asistim fantastik për Arbër Portokun që nga afërsia shënoi për 1-2, duke i dhënë epërsinë e parë portokallinjve në këtë sfidë.
⚽️ 31′ Potoku
Sivasspor 1-2 BallkaniAnlık goller ve canlı yayınlar için: @goalforza_ pic.twitter.com/y7zOUb6TDw
— Anlık Goller (@anlikgoller_9) October 6, 2022
Suharekasit po luajnë shumë mirë dhe nëse vazhdojnë në këtë mënyrë mund t’i marrin tri pikët. /Telegrafi/