Delegohen gjyqtarët për xhiron e 16-të në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se janë deleguar gjyqtarët për xhiron e 16-të në Superligën e Kosovës.

Kjo xhiro pritet të kalojë nën hijen e derbit Drita – Ballkani, që luhet të dielën nga ora 13:30.

Në këtë takim drejtësinë do ta ndaj Dardan Çaka i mbështetur nga Fatlum Berisha dhe Besnik Morina si asistent.

Xhiroja e 16-të do të nisë me ndeshjen Prishtina – Feronikeli, që luhet të premten nga ora 13:00.

Kjo ndeshje do të drejtohet nga Valbon Hoxha, i mbështetur nga Bujar Selimaj dhe Imran Kabashi.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha delegimet e gjyqtarëve për xhiron e 16-të: