Delegohen gjyqtarët për xhiron e 12-të në Superligë

Xhiro e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë në vikend me ndeshje interesante.

Dy ndeshjet kryesore priten të jenë ajo mes  Prishtinës dhe Drenicës dhe Dukagjini-Gjilani.

Ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Prishtina – Drenica do ta bëjë Gramos Shala me asistentët Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Ilir Mehmeti, kurse në VAR do jetë Dardan Caka.

Në ndeshjen tjetër interesante mes Dukagjinit dhe Gjilanit drejtësinë do ta ndajë Alban Shala me asistentët Edmond Zeqiri, Besnik Morina, Bardh Ajeti, kurse në VAR do jetë Burim Jahmurataj.

Më poshtë mund t’i shikoni të gjitha delegimet për xhiron e 12-të.