Delegohen gjyqtarët për xhiron e 14-të në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet pas dy jave pauzë.

Xhiroja e 14-të në Superligë do të zhvillohet të premten, shtunën dhe dielën.

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se është bërë delegimi i gjyqtarëve për këtë xhiro.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiroje pritet të jetë ajo mes Llapit dhe Ballkanit që luhet të dielën. Këtë ndeshje do ta drejtojë gjyqtari nga Gjilani, Mervan Bejtullahu, kurse asistente e parë do të jetë Lumturije Muhadri dhe Besnik Morina.

Një ndeshje do të luhet të premten, dy të shtunën dhe dy të dielën.