Ky gjyqtar do të ndajë drejtësinë në derbin Llapi - Gjilani

Federata e Futbollit e Kosovës i ka deleguar gjyqtarët për javën e ardhshme.

Ndeshja kryesore që do të zhvillohet të dielën, në mes të Llapit dhe Gjilanit do të gjykohet nga gjyqtari Genc Nuza.

Ai do të ndihmohet nga asistentët e tij Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Ndërsa gjyqtar i katër pritet të jetë Vigan Ibërdemaj.

Nga një ndeshje do të luhet të shtunën dhe të hënën, ndërsa dy të tjera të dielën.

Më poshtë mund ta gjeni listën e gjyqtarëve të deleguar nga FFK për këtë javë.