‘Dardanët’ këndojnë Besa-Besë në mes të Plzenit (VIDEO)

Me një baner të shkruar ‘Djemtë e Vokrrit’, tifozët kosovarë ‘Dardanët’ kanë kënduar këngën ‘Besa-Besë’ midis Plzen të Çekisë.

Në një video të postuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në Facebook, ‘Dardanët’ shihen të organizuar duke kënduar shqip në qytetin çek, ku edhe do të zhvillohet ndeshja në mes të Çekisë dhe Kosovës.

Kjo ndeshje është vendimtare për të dyja skuadrat, ku do të luhet për një vend në Kampionatin Evropian të vitit 2020, i cili do të zhvillohet në 12 qytete të ndryshme të Evropës.

Një fitore e mundshme e Kosovës në këtë ndeshje, do të ishte një hap gjigand për kualifikim në këtë kompeticion prestigjioz për kombëtare.

"Besa Besë" në Plzen. Qyteti çek flet shqip para ndeshjes, Republika e Çekisë – Kosova. ??????#CZEKOS #FORCAKOSOVA #Dardanet

Publiée par Kosovo Olympic Committee sur Jeudi 14 novembre 2019