Sot mbahet turneu i boksit në nderim të dy policëve, Armend Trena dhe Malsor Dashi

Klubi i boksit “Dardanet” në Prishtinë ka organizuar për herë të dytë turneun e boksit për të gjitha moshat në nderim të dy policëve të rënë, Armend Trena dhe Malsor Dashi.

Ky turne i boksit do të mbahet në sallën e sportit në Kaçanik.

“Gjatë ditës se sotme duke filluar nga ora 13:00 do të mbahet turneu i boksit për të gjitha moshat dhe gjinitë për nderë të dy policëve të renë  Armend Trena dhe Malsor Dashi. Turneu do të mbahet në sallën e sporteve në Kaçanik”, thuhet në njoftim.

Dy policët e Kosovës, Malsor Dashi e Armend Trena humbën jetën kur me veturën zyrtare ranë në ujërat e lumit Lepenc  në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit në mbrëmjen e 28 prillit të vitit 2018.

Trupat e tyre u gjetën disa ditë më vonë në ujërat e lumit Lepenc pas kërkimeve nga ekipet e Policisë, FSK-së, Zjarrfikësve e qytetarëve vullnetarë.

Më shumë detaje mbi rastin e vdekjes së dy policëve mund të gjeni duke klikuar KËTU.