Challandes e publikon listën e futbollistëve për miqësoret kundër San Marinos e Maltës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ek a bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të qershorit.

Kosova do të luajë ndaj San Marinos më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse më 4 qershor “Dardanët” do të përballen me Maltën në Austri.

Bien në sy emra të rinj si Lorik Emini nga FC Luzerni, Bashkim Ajdini nga VFL Osabruck, Valmir Sulemjani nga Hannoveri, Astrit Selmani nga Hammarby, Destan Bajselmani nga Zëolle, Blendi Idrizi nga Schalke dhe Zymer Bytyqi nga Konayspori.

Portieri Arijanet Muric është rikthyer te Kosova, pas largimit për ndeshjet kualifikuese të marsit për Botërorin 2024.