
Basketboll, vajzat: Fitojnë Prishtina dhe Penza
01.12.2019 - 19:21
KBF Prishtina ka mundur KBF Trepën 84:37 në kuadër të javës së tetë të Superligës së Femrave.
Prishtinaset kanë gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicaset dy fitore dhe gjashtë humbje.
Kurse KBF Penza e ka mposhtur KBF Vëllaznimin 77:62, duke shënuar fitoren e gjashtë, derisa numëron edhe dy humbje, kurse vashat kuqezi kanë tetë humbje nga po aq ndeshje.
Takimi i fundit është ndërmjet Kastriotit dhe Bashkimit, që zhvillohet të hënën nga ora 12:00.