
Basketboll, vajzat: Prishtina pëson humbje në Rusi
KBF Prishtina ka pësuar humbjen e pestë në FIBA Euro Cup Women në pesë ndeshje të zhvilluara. Prishtinaset të mërkurën janë mundur në Rusi nga skuadra Sparta & K M. R. Vidnoje me rezultat të thellë 115:42 .
Skuadra vendase prej çerekut të parë ia bëri me dijë Prishtinës se fitorja do të mbetet në Rusi, duke e fituar me rezultat 25-12.
Edhe çereku i dytë ishte fatal për prishtinaset, pasi e humbën me rezultat të thellë 43-12.
Forma e dobët e skuadrës së drejtuar nga Fidan Shatri, pati paraqitje zhgënjyese edhe në dy çerekët e fundit.
Daria Kurilchuk ishte më e mira te skuadra ruse me 30 pikë.
Kurse te skuadra prishtinase u dalluan Nyilah Myers me 13 pikë dhe nëntë kërcime, si dhe Marigona Rushiti me nëntë pikë.
Ndeshjen e fundit Mabetex Prishtina do ta ketë si mysafir ndaj Beshiktashit, duke përmbyllur garat evropiane.