Basketboll, vajzat: Prishtina deklasohet nga Moska
Prishtina është mundur nga MBA Moska me rezultat të thellë 42:101, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në FIBA EuroCup Ëomen.
Çereku i parë ishte mjaft i barabartë, ku vashat prishtinase u përpoqën tu bënë ballë mysafireve, që e fituan këtë pjesë 15:21, derisa te Prishtina pikët i shënuan Irma Konjusha (8) dhe Enxhi Xhanaj (7).
Në çerekun e dytë, skuadra ruse ishte më e mirë 8:29, duke shkuar në pushim me rezultat 23:50.
MBA Moska vazhdoi me lojë të mirë edhe në çerekun e tretë që e fitoi 8:21 dhe atë të fundit 11:30, për të shënuar fitore 42:101.
Te Prishtina u dalluan Irma Konjusha me 18 pikë, pesë kërcime dhe shtatë asistime, Nyilah Myers me 12 pikë e nëntë kërcime, si dhe Enxhi Xhanaj me 10 pikë.
Te skuadra mysafire më e dalluara ishte Anastasia Logunova me 21 pikë.
Kjo ishte humbja e katërt për skuadrën prishtinase, derisa fitorja e katërt për skuadrën nga Rusia.