Basketboll: Trepça humb nga Ponte Prizreni, rrezikon ‘Play-out-in’

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 105-101, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjen e nisën më mirë mitrovicasit duke e fituar çerekun e parë me shifrat 27-31.

Prizrenasit u këndellën në 10 minutëshin e dytë duke e fituar me rezultat 29-16, për të shkuar në pushim me shifrat 56-47.

Çereku i tretë përfundoi me reuzltat 26-22, duke treguar rezultatin në tabelë 82-69 për vendasit.

Çereku i katërt i takoi mysafirëve të cilët e fituan me rezultat 24-32, por nuk i mjaftoi që ta shmangnin humbjen, pasi në fund triumfoi Ponte Prizreni me rezultat 106-101.

Te Ponte Prizreni u dalluan Josh Martin me 21 pikë e 18 kërcime, Urim Zenelaj me 12 pikë e 13 kërcime, Këame Vaughn me 25 pikë dhe Landon Taliaferro me 24, kurse te Trepça u dalluan Drilon Hajrizi me 28 pikë, 11 kërcime e 9 asistime, Stavros Toutzaiarkis me 18 pikë e 12 kërcime dhe Burim Zekiqi me 18 pikë.

Ponte Prizreni përfundon garat në vendin e parë me 20 fitore dhe 8 humbje, kurse Trepça me 11 fitore dhe 17 humbje, derisa fati i saj varet nga ndeshja Sigal Prishtina-Bashkimi që ka filluar nga ora 19:00.