Basketboll: Peja fiton me rezultat të thellë ndaj Prishtinës

Peja ka shënuar fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 106-77, në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte me intensitet të lartë duke u mbyllur me shifrat 31-21 për vendasit.

10 minutëshi i dytë po ashtu i takoi vendasve të cilët e fituan me rezultat 25-22, për të shkuar në pushim me shifrat 56-43.

Çereku i tretë i takoi Prishtinës të cilin e fituan me rezultat 22-24.

Në 10 minutëshin e fundit Peja e deklasoi Prishtinën me rezultat 28-10 për të triumfuar në fund me shifrat 106-77.

Te Peja u dalluan Brandon Ëalters me 36 pikë e 16 kërcime, Lis Shoshi me 18 pikë e 14 kërcime dhe Laron Dandy me 23 pikë e 11 kërcime, kurse te Sigal Prishtina, Fisnik Rugova kishte 16 pikë e 9 kërcime.

 

Ndeshja e dytë do të zhvillohet të martën në kryeqytet.