Basketboll, Prishtina triumfon në derbin e rivalëve të vjetër ndaj Pejës

Sigal Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 86:93 ndaj Pejës në udhëtim në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Prishtinasit e nisën ndeshjen më mirë, duke qenë në epërsi, ku më e larta në çerekun e parë ishte tetë pikë, 15:23, ndërsa kjo pjesë përfundon 19:24.

Çereku i  dytë ishte interesante, ku bardhekaltrit rritën epërsinë në 24:33, por një seri prej 9:0 e vendasve bëri që rezultati të barazohet në 33:33, e më pas zhvillohet lojë interesante, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 41:45.

Pejanët e filluan furishëm periodën e tretë për të barazuar rezultatin në 47:47, megjithatë, kryeqytetasit sërish shkëputen duke arritur deri në dhjetë pikë epërsi, 63:73, sa ishte rezultati pas 30 minutash.

Prishtinasit e kontrolluan lojën në 10 minutat e fundit, duke qenë gjithnjë në epërsi për të triumfuar në fund me rezultat 86:93.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 27 pikë e shtatë asistime dhe Stephen Maxëell me 26 pikë e tetë kërcime.

Kurse te Sigal Prishtina u dalluan Ëendell Mitchell me 24 pikë, Jan Palokaj me 14 pikë e gjashtë asistime, Lejson Zeqiri me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Biram Faye me 18 pikë e nëntë kërcime.

Peja ka gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse Sigal Prishtina pesë fitore dhe katër humbje.