Prishtina mposht Pejën dhe kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 88-90, ndaj Pejës duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Çereku i parë i takoi Prishtinës që e fitoi me rezultat 15-23.

Në 10 minutëshin e dytë Peja u këndellën duke e fituar me rezultat 24-15, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 39-38.

Çereku i tretë i takoi Prishtinës që e fitoi me rezultat 23-26.

10 minutëshi i fundit u përmbyll me rezultat 26-26, që i mjaftoi Prishtinës për të triumfuar me rezultat 88-90.

Prishtina në gjysmëfinale do të takohet me Ponte Prizrenin, të premten nga ora 19:00.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 31 pikë, tetë kërcime dhe 12 asistime dhe Marko Peroviq me 25 pikë e nëntë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 33 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime dhe Tevin Mack me 26 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime.