Basketboll: Sot zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale

Sot zhvillohen ndeshjet e dyta të çerekfinaleve të cilat luhet në kuadër të ‘play-off-it’ në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas triumfit në ndeshjen e parë, Peja do të udhëtojë drejt kryeqytetit me u përballë me Prishtinën në kuadër të ndeshjes së parë.

Pejanët kishin fituar me rezultat 106-77 në ndeshjen e parë në palestrën “Karagaçi”.

KB Prishtina – KB Peja, luhet nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Dueli tjetër është mes Bashkimit dhe Yllit, që luhet në Prizren.

Ndeshjen e parë e kishte fituar Bashkimi me rezultat 79-94.

Bashkimi – Ylli, luhet nga ora 20:15.