Basketboll: Peja fiton me lehtësi ndaj Prishtinës

Peja ka shënuar fitore të lehtë ndaj Sigal Prishtinës me rezultat të thellë 101-74, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjen e nisën më mirë mysafirët duke e fituar çerekun e parë me rezultat 22-24.

10 minutëshi i dytë po ashtu i takoi mysafirëve të cilët e fituan me rezultat 25-26, për të shkuar në pushim me rezultat 47-50.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi vendasve.

Peja e fitoi çerekun e tretë me rezultat 22-13, kurse të katërtin edhe me rezultat 32-11, për të triumfuar në fund me shifrat 101-74.

Te Peja u dalluan Brandon Walter me 21 pikë e 16 kërcime, Dardan Berisha me 27 pikë e nëntë kërcime, Dion Dixon me 28 pikë e pesë asistime dhe Marko Peroviq me 21 pikë e pesë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Daniel Lekndreaj me 17 pikë dhe Don Polloshka me 15 pikë dhe tetë kërcime.

Peja ka dhjetë fitore dhe pesë humbje, kurse Sigal Prishtina katër fitore dhe 11 humbje.