Bashkimi e mposht me lehtësi Prishtinën, fiton Superkupën e Kosovës (FOTO)

Klubi i basketbollit Bashkimi në kategorinë e vajzave, ka triumfuar ndaj KBF Prishtinës, në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll, duke e mposhtur me rezultat 83-70, ndeshja e cila u zhvillua në Rahovec në palestrën “Mizahir Isma”.

Vashat e Bashkimit, prej çerekut të parë ia bërën me dije atyre të Prishtinës, se sot kishin udhëtuar drejt Rahovecit për triumf.

Çerekun e parë Bashkimi e fitoi me rezultat 23-15.

Po ashtu edhe çerekun e dytë, prizrenaset e fituan me rezultat 21-17, dhe me rezultat të përgjithshëm u mbyll pjesa e parë 44-32.

Edhe dy çerekët e fundit, vashat e drejtuara nga trajneri turk Furkan Saglik, arritën ta ruajnë epërsinë e që në fund ndeshje përfundoi me rezultat 83-70, plotë 13 pikë epërsi.

Koshashënuesja më e mirë në këtë ndeshje ishte Khadija Brown e Bashkimit me 32 pikë.

Ndërsa te Prishtina, ishte Danisha Shaë me 31 pikë.