Ballkani i Ismet Munishit i pandalshëm, e mposht Ferizajn në shtëpi të vet (Foto)

Ballkani ka triumfuar ndaj Ferizajit, me rezultat 2-1, si mysafir, ndeshje e vlefshme për xhiron e tetë në Superligën e Kosovës.

Djelmoshat e udhëhequr nga Ismet Munishi, e kanë shënuar fitoren e tretë radhazi dhe janë ngjitur në kreun e tabelës me 17 pikë, aq sa ka edhe Llapi që pozicionohet në vendin e parë.

Suharekasit e nisën furishëm ndeshjen, duke kaluar në epërsi në minutën e 12’ me Blendi Baftiun i cili realizoi me kokë pas asisitimit të Besnik Krasniqit.

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Artur Magani në minutën e 34’ pas harkimit të Blendi Baftiut në minutën e 34’.

Ferizaj e ngushtoi epërsinë në minutën e 45+1’, me Edon Sadriun.

Në pjesën e dytë nuk pati më gola.

Ferizaj pas kësaj humbje mbetet në vendin e 10 me gjashtë pikë.