Foto: Dogana e Serbisë

Shqiptari nga Tërrnoci kapet me drogë në çorape

Dogana e Serbisë ka bërë të ditur se ka gjetur një sasi të heroinës te një shqiptar nga Tërrnoci i Madh i komunës së Bujanocit.

Në një komunikatë, Dogana e Serbisë ka thënë se kjo sasi, rreth 4 kilogramë, është gjetur në veturën e të dyshuarit.

“Se heroina mund të transportohet në çorape, dëshmoi rasti i një shqiptari nga Tërrnoci i Madh i cili u përpoq të bënte diçka të tillë. Në veturën e tij, “Golf 5” ,  u gjetën katër kilogramë heroinë të fshehur në çatinë e veturës, më herët të mbështjella  në çorapet e tij”, thuhet në komunikatë.

Sasia përbëhej nga 16 pako të heroinës me pastërti të jashtëzakonshme.

Dogana e Serbisë tha se kjo sasi e heroinës, nga Kosova i kishte destinacion Europën Perëndimore.

“Por falë punës së përbashkët të doganave dhe policisë serbe, tentativa e këtij tregtari të drogës dështoi dhe ai e gjeti veten në burg”, thuhet në komunikatë.