Ilustrim

Shqipëri, bllokohen 42 tonë banane të prishura

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 41.7 tonë banane të prishura që po futeshin në Shqipëri.

Ngarkesa e bananeve vinin nga Kosta Rika, ndërkohë që ka qenë trupa inspektuese e DRAKU në Durrës ajo që ka konstatuar se produkti ka qenë i prishur.

Pas bllokimit të sasisë së bananeve të prishura,  AKU është shprehur se do të kryhen të gjitha procedurat për ta kthyer mallin në vendin e origjinës, raporton Vizionplus.

Ndërkohë, ky institucion është shprehur se do të jetë gjithnjë në krah të qytetarëve, ndërsa ka ftuar këta të fundit të denoncojnë çdo rast që cenon sigurinë e tyre ushqimore.