Shoqëria civile nesër proteston sërish kundër Projektligjit për Financimin e Partive

Shoqëria civile do të protestojë nesër prej orës 10:00 kundër Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike.

Kjo është protesta e dytë e OJQ-ve, pasi Shoqëria civile protestoi edhe të hënën kundër projektligjit për financimin e partive politike.

“Organizatat e shoqërisë civile, do të protestojnë nesër (e premte, 21 qershor 2019) në ora 10:00 në kundërshtim të Projektligjit për financim të subjekteve politike”, thuhet në njoftimin e Shoqërisë civile.

“Protesta do të zhvillohet para ndërtesës së  Kuvendit të  Kosovës, në të njëjtën kohë, kur mbahet takimi i radhës i Grupit Këshillëdhënës për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, nga i cili ShC-ja ka pezulluar pjesëmarrjen”, thuhet në njoftim.

 

https://kallxo.com/video-momenti-kur-sigurimi-ne-pdk-shtyn-protestuesit-e-shoqerise-civile/?fbclid=IwAR1sS7ubuuKujFDECdK8Wz09pyH_cutUQmFrp4nXAYhgyCih_vBD8ZpM5Co

www.kallxo.com