Konferenca për projektligjin për financimin e partive politike Foto: KALLXO.com

Shoqëria Civile kërkon të tërhiqet projektligji për financimin e partive politike

Dhjetëra organizata të shoqërisë Civile nuk po pajtohen me projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike.

Këto organizata sot bashkërisht kanë mbajtur një konferencë për media ku projektligjin aktual po e shohin si një projekt që shkon në interes të subjekteve të caktuara politike.

Arton Demhasaj, nga organizata Çohu i bëri thirrje Qeverisë që ta tërheqë projektligjin aktual.

“Ne po kërkojmë që ky ligj të tërhiqet nga Qeveria në mënyrë që të filloj prej fillimit dhe të këtë mundësi që të bëhet një ligj i mirë dhe jo një ligj për interesin e njërës apo tjetrës parti”, u shpreh Demahasaj.

Sipas tij, deri te hartimi i këtij projektligji ka ardhur për shkak të mos-transparencës që është treguar gjatë hartimit të këtij projektligji.

“Qysh në start, komisioni për buxhet dhe financa ka qenë i mbyllur dhe kjo është arsyeja kryesore se pse e kemi një draft të tillë të Ligjit”, tha në mes tjerash Demhasaj.

Ndërsa Ismet Kryeziu nga KDI tha se që nga sot ata do të fillojnë takimet me grupet parlamentare për të diskutuar në lidhje me projektligjin.

“Ne e kemi filluar me mototn “Paratë tona, standardet tona” duke kërkuar që të vendosen standardet e taksapaguesve. Ne d të dillojmë nga sot takimet me grupet parlamentare. Jemi takuar edhe me kryeministrin Haradinaj”, tha Kryeizu.

Kjo iniciativë është mbështetur nga më shumë se 100 organizata të shoqërisë civile.

Javën e kaluar edhe ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connell kishte shprehë shqetësimin në lidhje me projektligjin për financimin e partive politike.

O’Connell kishte deklaruar se partitë politike po kërkojnë që të rritet sasia e parave kesh, e cila nuk mund të kontrollohet. Sipas tij, kontribut politik me thasë të parave bëjnë veç kontrabandistët dhe njerëzit jo normal.

https://kallxo.com/ambasadori-britanik-partite-politike-po-deshirojne-donacion-me-thase-te-parave/

.