Bislim Zogaj para Komisonit Parlamentar... - 27.11.2018

Zogaj: Ndjehem fajtor që s`kam paralizuar asnjë kompani për punët në komplekse memoriale

Komisioni për Bujqësi… ka shqyrtuar gjendjen aktuale të komplekseve memoriale në Kosovë.

Për raportim në këtë komision ishte ftuar Bislim Zogaj, Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Besa Gaxherri, deputetet e LDK-së th se mos shpenzimi i mjeteve të planifikuara nga Agjencioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale është një dështim.

“Kur planifikoni buxhet dhe nuk e shpenzoni mbi 80 përqind atë herë është i dështuar”, tha ajo.

Ndërsa deputeti Lutfi Zharku, po ashtu nga LDK kërkoi nga Zogaj që për kompleksin Adem Jashari të jepte sqarime se “a është shpenzuar vetëm 20 për qind e buxhetit, a nuk ka vullnet, a ka probleme tjera?”.

Bislim Zogaj tha se sa ju përket disa projekteve që nuk janë realizuar, arsyeja qëndron në atë se ato janë duke vazhduar të realizohen dhe pritet të përfundojnë.

“Te shpenzimet te Kompleksi Adem Jashari, te ky projekt nuk janë shpenzuar mjetet. Projekti është bërë rreth 600 mijë euro. Është llogarit vetëm për konservimin e shtëpive/kullave ky projekt”, tha ai.

Deputeti nga LVV Salih Zyba, kërkoi të dijë nëse ka penalizime për rastet kur nuk kryhen projektet sipas afateve të parapara.

“Sa i përket ligjeve te prokurimeve që u përmendën si shqetësim mosrealizimi i projekteve është dëm në veti. A ka penalizim për rastet kur nuk realizohen projektet dhe lënien në gjysmë të projekteve. Nëse keni nevojë për hetim parlamentar për vijat buxhetore thuajeni dhe ne e shohim mundësin si grup për të vëru”, tha Zyba.

Bislim Zogaj, Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, tregoi se penalizime nuk ka pas.

“Ata që kanë hy më lirë në tender atyre ju ka kushtuar, sepse punët janë krye siç duhet në disa projekte. Unë s`kam marr masa kurrgjë dhe ndihem fajtor. Kërkoj edhe ndihmën e juaj si komision parlamentar, sepse në parashikim të buxhetit nuk mu ka leju me shtu numrin e punëtorëve të rinj”, tha Zogaj.