Zhvendoset Sheshi i Protestës

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, para hyrjes kryesore të Kuvendit e ka mbajtur një fjalim në të cilin ka thënë se populli bashkë me disa deputetë që janë brenda do ta kundërshtojnë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të cilën ai e cilësoi si “të dëmshme për Kosovën”.

Ai ka thënë se qeveria e Isa Mustafës e ka injoruar popullin në rastin e demarkacionit.

Sejdiu i ka ftuar protestuesit që të zhvendosen nga sheshi “Ibrahim Rugova” drejt sheshit “Adem Jashari” i cili gjendet ndërmjet ndërtesës së komunës së Prishtinës dhe hyrjes së prapme të Kuvendit dhe të qëndrojnë atje për ta kundërshtuar marrëveshjen.