Foto: Ilustrim

Zhduket një fëmijë në Suharekë

Një qytetar ka raportuar në Polici se vajza e tij e mitur është zhdukur.

Sipas ankuesit, rasti ka ndodhur dje në fshatin Tërrnje të Suharekës.

Ankuesi ka thënë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia me qëllim që të shkojë në shkollë dhe nuk është kthyer më.

Rasti po trajtohet si person i zhdukur.