Zhbogar Mes Mustafës e Ymerit

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar në të djathtë ka Kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa në të majtë kreun e “Vetëvendosjes” Visar Ymerin.

Në tryezë pritet të diskutohet se si mund të shndërrohet MSA-ja në një shtytës të reformave thelbësore në Kosovë.

Në tryezë përveç Zhbogarit, Mustafës e Ymerit do të flasin edhe kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi e Ardian Gjini, por edhe drejtori ekzekutiv i Grupit për Studime Juridike e Politike Fisnik Korenica.