Parlamenti Evropian. Foto: Wikimedia.

Zgjedhjet në Parlamentin Evropian - Blloku i pushtetit humbet kontrollin në Parlament

Grupet e mëdha të Qendrës së Djathtë dhe të Qendrës së Majtë, kanë humbur shumicën e tyre, ku u rrit mbështetja për Liberalët, të Gjelbërit dhe nacionalistët në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Partia Popullore Evropiane e Qendrës së Djathtë mbetet blloku më i madh dhe pritet të formojë një koalicion pro-BE, raporton BBC.

Liberalët dhe të Gjelbërit kishin një natë të mirë, ndërsa nacionalistët u vendosën për fitore në Itali dhe Francë.

Populistët fituan terren në disa vende, por nuk arritën të fitojnë shumë përfitime të konsiderueshme aq sa ishte parashikuar.

Në Mbretërinë e Bashkuar, partia e sapo formuar Brexit pati një fitore të madhe. Ndërsa një performancë e fuqishme erdhi nga Liberalët Demokrat dhe një humbjeve masive për partinë Konservative dhe Punës.

Analistët thanë se Partia Popullore Evropiane (PPE) ka gjasa të formojë një “koalicion të madh” me bllokun e socialistëve dhe demokratëve, me mbështetjen e liberalëve dhe të gjelbërve.

Ndërsa, pjesëmarrja në votime në këto zgjedhje mori një rënie në numrin e votuesve, duke u rritur vetëm nën 51% të votuesve të mundshëm në të gjithë 28 shtetet anëtare.

Parlamenti Evropian është organi ligjvënës i Bashkimit Evropian.

Ai përbëhet nga 751 anëtarë, të quajtur deputetë, të cilët zgjidhen direkt nga votuesit e BE-së çdo pesë vjet. Këta euro deputetë – të cilët qëndrojnë në Bruksel dhe Strasburg – përfaqësojnë interesat e qytetarëve nga 28 shtetet anëtare të BE.

Një nga rolet kryesore legjislative të parlamentit është shqyrtimi dhe miratimi i ligjeve të propozuara nga Komisioni Evropian – krahu burokratik i BE-së.

Ai është gjithashtu përgjegjës për zgjedhjen e presidentit të Komisionit Evropian dhe miratimin e buxhetit të BE.

Parlamenti përbëhet nga tetë grupe kryesore që ulen së bashku në dhomë, bazuar në përkatësitë e tyre politike dhe ideologjike.