Pamje nga takimi Abdixhiku -von Cramon. Foto: LDK.

Lumir Abdixhiku priti në takim Viola von Cramonin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon.

LDK-ja, përmes një njoftimi, ka bërë ët ditur se gjatë këtij takimi  u diskutua rreth temave aktuale politike në vend si dhe qëndrimeve të LDK-së karshi këtyre ngjarjeve.

“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i kanë dhënë Kosovës, në veçanti gjatë procesit të liberalizimit të vizave, si një hap i vonuar për popullin e Kosovës”- thuhet në njoftim.

Po sipas njoftimit, kryetari Abdixhiku ka falënderuar Viola von Cramon për avokimin e saj në procesin e liberalizimit gjatë gjithë kohës.