Zemaj premton përkrahje në menaxhimin e pandemisë në komunat e Luginës së Preshevës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka takuar kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, takim në të cilin bashkëbiseduan për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Luginën e Preshevës.

Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga bashkëbiseduesit u informua për nevojat reale të qytetarëve të komunave të Luginës dhe se  Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë  do të përgjigjjet pozitivisht si me përkrahje për përballjen anti-COVID-19 edhe me përkrahje për specializime për mjekët e Luginës.