Vuçiq: Policia Speciale e Kosovës Tentoi ta Minojë Hekurudhën

Treni po qëndron i ndalur në Rashkë, një qytet nja 10 kilometra larg Kosovës brenda territorit serb, ndërsa Vuçiq tha se këtë vendim e ka marrë “për arsye të sigurisë së udhëtarëve”.

Ai i akuzoi forcat speciale të Policisë së Kosovës, ta kenë minuar hekurudhën në pjesën e Kosovës.

“Njësitë Speciale (të Policisë së Kosovës) ROSU synuan ta minojnë hekurudhën”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se do t’i njoftojë të gjithë liderët botërorë për situatën e krijuar ndërsa paralajmëroi edhe shqiptarët e Kosovës.

“Serbia dëshiron paqe dhe do të bëjë gjithçka që të ruhet paqja. Por është lutja ime e fundit dhe paralajmërimi për shqiptarët në Kosovë të mos përpiqen ta sulmojnë me armë popullin serb në Kosovë sepse Serbia këtë nuk do ta lejojë. Për këtë e porosisim tërë komunitetin ndërkombëtar”, tha ai.