Përfaqësues të Listës Serbe - Foto: REL

Vjen reagimi i Listës Serbe pas dorëheqjes së Haradinajt

Një ditë pas dorëheqjes të Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, ka reaguar partneri i koalicionit nga Lista Serbe.

Përmes një komunikate për media, kjo parti janë deklaruar se presin mbështetje të qeverisë së Beogradit për siç kanë shkruan “mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”.

Reagimi i plotë i Listës Serbe:

KOMUNIKATË E LISTËS SERBE

Ne jemi gati për një luftë edhe më të fortë për mbijetesë dhe qëndrim

Lista Serbe dhe populli serb në Kosovë dhe Metohi janë absolutisht të vetëdijshëm për kërcënimet dhe të gjitha presionet e intensifikuara për serbët që do të vijnë nga radhët e  Kampionëve të “shminkatur “ politik, dhe nga sponsoret e tyre që do të vijnë si pasojë e dorëheqjes së Ramush Haradinajt. Ne jemi gati për një luftë edhe më të fortë për mbijetesë dhe qëndrim në vatrat tona të përjetshme.

Është e qartë se lëvizjet e fundit politike të Prishtinës kanë për qëllim homogjenizimin e partive politike shqiptare, që si rregull do të thotë presion edhe më i madh ndaj serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe përfaqësuesit e tyre legjitimë, me qëllim që të shkatërrojnë unitetin dhe emigrimin e popullit tonë

Për hir të fitimit të pikave të lira politike, do të ketë një betejë mes përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Kosovës që do të tregojnë më shumë urrejtje ndaj serbëve në Kosovë dhe Serbi, dhe për këtë në duam pa u fshehur  fare të ju  paralajmërojmë me kohë.

Ne i nxisim të gjithë ata në Prishtinë dhe bashkësinë ndërkombëtare që e drejtojnë këtë, që ne i kemi kuptuar të gjitha manipulimet dhe lojërat e tyre të përkryera politike dhe që ato nuk do të kenë sukses  për të na thyer, për të fituar dhe për të na zmbrapsur, sepse ne jemi të vetëdijshëm dhe mbështetës të  popullit tonë, shtetit të Serbisë dhe Presidentit Vuçiq.

Për të gjithë këtë, ne presim mbështetje edhe më të madhe dhe më të fortë të shtetit dhe nga vendi jonë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe Metohi në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë, ndërsa  serbët në krahinë po bëjnë thirrje për përmbajtje dhe unitet.

Lista Serbe pa dyshim do të vazhdojë, që së bashku me bashkëpunimin e paepur dhe të pandërprerë me Presidentin dhe Shtetin e Serbisë të  mbrojmë interesat e popullit serb, dhe mbi të gjitha të drejtën për paqe, mbijetesë dhe qëndrim në vatrat e tyre të përjetshme.

Fjalët e sotme të Presidentit Aleksandar Vuçiq neve që jemi në Kim na japin besimin, forcën dhe bindjen që të gjithë do të sigurojmë sigurinë dhe prosperitetin e serbëve në Kosovë.