VIDEO: Ndizet alarmi në bankë, reagim i shpejtë i Policisë

Në filialin e Bankës Ekonomike në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë është ndezur alarmi.

Brenda pak minutash në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë speciale të Policisë.

Forcat e Policisë kanë inspektuar zonën përreth bankës dhe pak minuta më pas janë larguar nga aty.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga ky rast që ka ndodhur rreth orës 17:20.