Foto: RTV 21

Vetura bie nga 100 metra lartësi

Një veturë me targa të Kumanovës ka rënë nga 100 metra lartësi në fshatin Dobravë, rrugës për Glloboçicë.

Rënia ka ndodhur sot rreth orës 08:50.

Një dëshmitar ka thënë për rtv21.tv se nga aksidenti nuk ka mbetur asnjë i lënduar, mirëpo policia dhe ndihma e shpejtë kanë arritur në vendin e ngjarjes 40 minuta me vonesë./21Media