Veseli premton rregullimin e rrugës që u dëmtua gjatë ndërtimit të autostradës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka vizituar banorët e fshatit Doganaj në Kaçanik, të cilëve u ka premtuar rregullimin e rrugës që u dëmtua gjatë punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Ai ka shkruar në Facebook se bashkë me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës, diskutuan me banorët e këtij fshati për të realizuar kërkesën e tyre.

“Përveçse u zotuam për zgjidhjen e menjëhershme të këtij problemi, banorët i siguruam se në këtë zonë të rëndësishme të Kosovës do të ketë investime të vazhdueshme infrastrukturore dhe ekonomike.”, ka shkruar Veseli.